Kryemadhi ironizon Ramën nga ‘FB’: Është veshur me kopjativë, kopje e shëmtuar e krimit

584
Sigal

Në një kohë kur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi zyrtarisht mbylljen e seancës plenare, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është lidhur live nga ‘Facebook’-u i saj, ku të pranishëm në Kuvend janë vetëm deputetët e opozitës. Teksa sulmoi kryeministrin Edi Rama, Kryemadhi pohoi se ai ishte bërë shumë qesharak dhe se ishte veshur me kopjativë.

Mes të tjerash ajo tha se opozita do të vijojë betejën e saj me qetësi dhe vendosmëri kundër kësaj qeverie.

“Jam live nga Parlamenti. Kjo sallë është bërë shumë qesharake. Ka ngelur në dorë të një batakçiu si Rama që sot është veshur me kopjative pasi si ka ngel gjë tjetër, veçse të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar. Është drejt drogës së krimit dhe mungesës së identiteti kombëtar. Ajo që dua të them që është e rëndësishme është se nuk duhet të ndalim asnjë minutë pasi krimi ka uzurpuar qeverinë dhe parlamentin. Ndaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi, por me vendosmëri për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe uzurpator që ka uzurpuar jetën e shqiptarëve”, tha Kryemadhi