Kryemadhi: Gati të hyjmë në zgjedhje, dje, sot dhe nesër

570
Sigal

E pyetur nëse opozita është gati të hyjë në zgjedhje, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se që nesër por data e tyre është në dorën e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Madje sipas Kryemadhit, beteja e opozitës u fitua me 9 kushtet e Bundestagut gjerman sot luhet për ‘kokën’ e Edi Ramës.

‘A jeni gati të hyni në zgjedhje, në qoftë se Rama do të bëjë zgjedhje?
Dje. Pse kujtoni ju se nuk është PD gati? Më e egër se LSI dhe a e dini pse? Nga inati që ka. Se 8 vitet e pushtetit e konsumoi një parti politike dhe nëse ata që kanë qenë në pushtet në 8 vite dalin kundër liderit të partisë që është në opozitë, militantët bëhen më të egër. Pse? Sepse është njerëzore.
A keni një parashikim se kur do të ketë zgjedhje?
Tani ti do të më bësh fallxhore? Kjo është. Unë mendoj që data e zgjedhjeve është në dorë të Edi Ramës. Ne e mbaruam punën tonë, ne e fituam betejën, 9 kushtet e Bundestagut që ne na dhanë të drejtë në çdo veprim tonin politik. Tashmë beteja bëhet te koka e Ramës.’