Kryemadhi: Fronti opozitar inspirues për shqiptarët, do ketë tryeza të tjera

538
Në përfundim të tryezës opozitare e cila u thirr ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha, pas përgjimeve të autoriteteve italiane, ku dy shqiptarë të akuzuar për trafik droge, përmendnin emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si të implikuar, ka folur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika Kryemadhi tha për mediat se situata është alarmante dhe se njerëzit kërkojnë zgjidhjet te banda jo te shteti. Ajo deklaroi se opozita i ka shpallur luftë kundër “narko-shtetit” që përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama. Në këtë linjë shtoi se të gjitha partitë politike në tryezë u shprehën të shqetësuara për situatën ku ndodhet vendi, rrezikun e demokracisë, inkriminimin e çdo strukture shtetërore dhe policisë. “Është një kambanë e madhe shumë e fortë, jo vetëm për klasën politike por për gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo ishte tryeza e parë, do vazhdojmë me tryeza të tjera kundër kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Më në fund e gjithë opozita është bashkë”, u shpreh Kryemadhi.
Sigal