Kryemadhi: Fatet e demokracisë në udhëkryq, koha për krijimin e një fronti opozitar

452
Mblidhet Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Merren disa vendime të rëndësishme. U vendos se do punohet për të vendosur sovranitetin e institucioneve
Pak ditë pasi u votua për të drejtuar partinë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, mbledh kryesinë dhe pas një diskutimi të gjatë, vendosin për disa lëvizje të rëndësishme që duhet të ndërmerren. Fillimisht falënderoj të gjithë anëtarët e Partisë për mbështetjen që i dhanë. Më pas Kryemadhi, e cila mori fjalën e para, tha se partia që ajo do të drejtojë në opozitë, do të punojë fortë për të rivendosur sovranitetin e institucioneve të cenuara rënda nga zgjedhjet. Sipas saj, në këto momente demokracia në vend ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë të fuqishme. Ajo u tha anëtarëve të kryesisë se ishin kushtet e reja në të cilat ndodhet partia, ato që e detyruan të pranonte pozicionin e ri atë të kryetares.“Si kryetare e LSI-së duke shprehur edhe një herë falënderimin për besimin dhe përkrahjen që më dhatë për të qenë në krye të LSI-së, dua t’ju falënderoj edhe juve si bashkëpunëtor dhe të gjithë kryesinë aktuale dhe të gjitha forumet e LSI-së në të gjithë vendin për kontributin që kanë dhënë për rritjen e pandalshme të forcës tonë politike. Dua t’ju siguroj se së bashku, LSI do të vazhdojë të njoh arritje të reja politike dhe elektorale si domosdoshmëri që demokracia në Shqipëri të fuqizohet dhe qytetarët shqiptar të rivendosin sa më parë të jetë e mundur sovranitetin mbi qeverisjen dhe institucionet të cenuara rëndë nga zgjedhjet, përpara dhe pas 25 qershorit. Kushtet e reja më imponuan që të pranoj ketë përgjegjësi, e shqetësuar jo vetëm për fatin e LSI-së, por për demokracinë në vend e cila sot ka nevojë më shumë se kurrë për një opozite më të fuqishme se asnjëherë tjetër, sepse mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit është një mazhorancë fiktive përmes një procesi të deformuar dhe të manipuluar”,- tha Kryetarja e LSI-së. Kryemadhi në fjalën e saj nënvizoi se fatet e demokracisë janë më në udhëkryq se asnjëherë tjetër, dhe kjo kërkon krijimin e një fronti kombëtar opozitar. “Fatet e demokracisë janë më në udhëkryq se asnjëherë tjetër, dhe kjo kërkon krijimin e një froni kombëtar opozitar, pa dallime ideologjike pasi themeli i demokracisë, vota e lirë, është goditur rëndë në mënyrë të strukturuar kriminale dhe epidemike në të gjithë vendin. Ndaj kërkoj nga të gjithë ju angazhimin tuaj maksimal dhe të gjithë anëtarëve të LSI-së dhe mbështetëseve të saj për t’u përgjigjur këtij momenti dhe përgjegjësisë politike më të madhe që LSI ka pasur ndonjëherë. Do të vazhdojmë me evidentimin e farsës së 25 qershorit, me fakte dhe dokumente të shumta të manipulimit, të dhunës policore dhe bandave kriminale, që shkaktuan deformimin e rëndë të votës së shqiptarëve në këto 25 vjet. Kjo detyrë tashmë do të mbetet një prioritet pasi opinioni minutë pas minute po njihet me fakte të reja dhe tronditëse të grabitjes dhe të tjetërsimit të votës së zgjedhjeve të 25 qershorit. Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë faktorët politik dhe qytetar për përmbushjen e këtij misioni. Kjo është edhe një nga detyrat kryesore që ne do të kemi deri në procesin e fundit dhe gjithashtu do të vazhdojmë edhe me hartimin e agjendës dhe planit të punës deri në periudhën e fillimit të legjislaturës së re parlamentare”,- nënvizoi Monika Kryemadhi.
Sigal