Kryemadhi: Është mergjencë kombëtare çlirimi i shtetit nga krimi i organizuar

545
Sigal

E  gjithë Shqipëria është i kapur dhe drejtohet nga bandat e dorgës dhe krimit të organizuar. Aksioni i opozitës nuk ka më ndalesë, do të vazhdojë. Ajo që ngriti sot opozita është shumë e qartë, emergjenca kombëtare për çlirimin e shtetit nga krimi i organizuar, situata me krimin e cila po ngarkohet çdo ditë e më shumë, duke vazhduar si hap të parë kryesor vettingun ndaj politikanëve, sepse vetëm në këtë mënyrë  ne do të kemi shansin për ta çliruar. Vettingu ndaj politikanëve është ai proces, i cili ndan shapin nga sheqeri, ndan krimin nga politikanët të cilët sot janë ulur këmbëkryq në karriget e qeverisë, janë ulur këmbëkryq në karriget e Parlamentit.  E gjithë opozita sa vjen e konsolidohet më shumë, partitë politike po shtohen më shumë, grupet dhe faktorë të tjerë politikë po i bashkohen frontit opozitar dhe përballë nuk ka gjë tjetër. Përballë ka një Parlament të grabitur nga bandat dhe duart e Edi Ramës, i cili tashmë ka mbetur i vetëm dhe kërkon të manipulojë çdo gjë për atë që kërkon. Sot e vetmja ndasi është ndasia nga krimi i organizuar dhe me atë grup që ka kapur dhe ka uzurpuar qeverinë shqiptare. Do të fillojmë të presim nëse Edi Rama është pro apo kundër Vetting-ut.  Toyota Yaris nuk ishte e opozitës. Ajo ishte e Taulant Ballës. Shqiptarët presin me padurim pastrimin e klasës politike nga ata që merren me Toyota Yarsi, nga ata që merren me trafikimin e kokainës nga Kolumbia dhe të gjithë segmentët e tjera kriminale të cilët kanë uzurpuar dhe kanë grabitur jetën e shqiptarëve. Kjo është mëse e qartë dhe shqiptarët e kanë shumë të qartë. Çdo aludim apo fshehje emocionale që ata kanë apo makth brenda vetes së tyre e kanë të pamundur ta shmangin duke u çfokusuar.

Kryemadhi falënderon ambasadorin Lu për mbështetjen që dha për demokracinë

Kryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi priti në selinë e LSI në takimin e lamtumirës, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Donald Lu. Takimi ishte mjaft miqësor dhe Kryemadhi falenderoi Ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Kryemadhi i dhuroi ambasadorit një dhuratë të veçantë, një xhamadan dhe nje qeleshe tradicionale shqiptare.