Kryemadhi: Edi Rama përgjegjës për viktimat e tërmetit, u lajmërua në për mosfunksionim e Emergjencave Civile

409
Sigal

Kryeministri i vendit, Edi Rama është përgjegjës për mosveprim me dashje dhe është fajtor për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin “Open” . Kryemadhi tha se qeveria shqiptare është lajmëruar në 2014 nga United State European Common se emergjencat civile nuk funksionojnë. Një raport me 111 faqe dhe nuk është lëvizur as gishti u shpreh Kryemadhi.

“Z. Rama është përgjegjës për mosveprim me dashje. Këtu kam një raport të United State European Common, që në 2014-n ka njoftuar qeverinë shqiptare për mosfunksionimin e emergjencave civile. Është 111 faqe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është lëvizur as gishti.
Shqipëria është e pajisur me 12 kamera të terminimeve të viktimave nën rrënoja, kur Shqipëria ka marrë pjesë në këtë sistem dhe vetëm një muaj më pas ka ndodhur tërmeti. Pajisjet që janë përdorur në trajnim nuk janë përdorur në momentin e emergjencës. A e dini ju dhe shqiptarët vdiqën për mosfunksionim të zjarrfikëses, të një autoshkalle të zjarrfikëses që është 54 metra e gjatë? Zjarrfikësja që është blerë me paratë e Bankës Botërore, 960 mijë euro, është 54 metra e gjatë sa gjysma e stadiumit Air Albania, sepse disa orë ka ndenjur e batuar shtëpia e familjes Lala. Normale që fëmijët e vegjël nuk mund të dilnin, duhej një shkallë horizontale për ti nxjerr. Por u turrën te hotelet e miqve të Edi Ramës”.