Kryemadhi: Edi Rama ka dështuar në luftën kundër drogës, në siguri dhe rend, në rritjen ekonomike

519
Kryemadhi: Edi Rama ka dështuar në luftën kundër drogës, në siguri dhe rend, në rritjen ekonomike. Ka dështuar edhe në bashkëqeverisjen me qytetarët pasi i vendosi taksën qytetarëve dhe dështoi. Ky në fakt duhet të iki vetë dhe populli i Kukësit i dha një mësim opozitës në radh të parë dhe sjellja e tij është kthyer në një diktator kriminal. Unë do ndjek popullin nga mbrapa, fjala politike mbaroi.
Kryemadhi foli edhe për taksën e Rrugës së Kombit, si dhe protestën e opozitës. 
Kryemadhi: Populli e detyroi opozitën që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila deri dje mundohej të bëntë një opozite parlamentare, evropiane. Reagimi nga pala tjetër ka qenë inekzistent dhe arrogancë e jashtëzakonshme. Nëse një shtëpi braktiset normal që kalimtarët dhe hajdutët do ta vjedhin, edhe ne kemi lënë pa zot rrugët spitalet, shkollat, etj, dhe po na çon kësaj llogjike që po bënë qeveria sot, që vendos taksa. Sot çdo makinë shqiptare paguan tetë mijë lekë në vit për Rrugën e Kombit, është 35 milion euro në vit në total, pra paguajmë akoma të fshehur taksën Majko. Populli po paguan nga viti 2002 deri më tani, akoma rrugën e kombit.
Sigal