Kryemadhi e gëzuar për fitoren e PD në Kavajë: Qytetaria triumfoi mbi banditizmin

497
Nënkryetarja e LSI-së dhe deputete e kësaj force Monika Kryemadhi me sa duket është gëzuar për fitoren e PD-së në Kavajë.

Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Kryemadhi thotë se qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Ajo i shpreh mirënjohjen kandidatit të LSI-së që doli i treti, por nuk heq dorë edhe nga slogani “LSI forcë e parë”.

“Përshëndetje qytetarë të Kavajës! Pavarësisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë LSI forcë e paparë ”, shkruan Kryemadhi bashkëngjitur fotos së Maksim Konës.
Sigal