Sigal

Pas seances se sotme Parlamentare, kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim Monika Kryemadhi ne nje prononcim per mediat ka thene se: Duke marrë shkas nga moslejimi i diskutimeve të deputetëve të opozitës, në seancën e shkarkim/emërimeve të ministrave, nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik.

Ja prononcimi i plotë i Kryemadhit:

Zoti Basha e tha shumë mirë në emër të opozitës. Tashmë e gjithë opozita do të bashkohet me të gjithë elementët opozitarë për të ecur përpara drejt zgjidhjes së problemeve që ka. Sot kemi një Parlament të marrë peng. Nuk është gjë e re për ne, por tashmë për të gjithë ata që nuk kanë pasur sy e veshë për ta parë. Kështu që mos u çudisni. Shumë shpejt do të njiheni me axhendën dhe me angazhimin e të gjithë strukturave, jo vetëm politike dhe partiake, por edhe të gjithë elementëve të tjerë dhe gjithë grupeve të interesit tashmë, të cilëve i’u është uzurpuar dhe kapur jeta e përditshme.

S’ka nevojë më për protesta masive. Ke me qindra dhe mijëra studentë që bojkotojnë universitetin. Ke me qindra dhe mijëra qytetarë dhe prindër që suportojnë fëmijët e tyre. Ke minatorë, ke naftëtarë, ke biznese të vogla , të cilat janë gati. Deri më sot opozita ka marrë damkën si zjarrfikës, por tashmë nuk ka më, për të fikur zjarrin e protestës, por opozita do të vazhdojë, do të ndjekë dhe do të vihet në krye të gjithë protestave. Tashmë nuk ka më asnjë zgjidhje tjetër. Është ajo që tha edhe zoti Basha më përpara, çdo njeri që i jep oksigjen qeverisë së kapur me në krye një kryeministër të çmendur psiqik dhe hajdut psiqik, por edhe klinik, është tradhti kombëtare. Kështu që tashmë ne kërkojmë nga ju, vetëm hapini ekranet. Mos ngelni peng e joshjeve apo edhe e blerjeve të fundit të tregut të Edi Ramës me oligarkët për televizionet, të cilat janë sadopak kundra tyre. Çdo gjë që ai do të marri sot, do ta vjelli nesër.Faleminderit dhe suksese dhe ju në punët tuaja, sepse lajme pafund do të keni që nesër e tutje” u shpreh Kryemadhi