Kryemadhi: Dekada e re do të jetë fillimi i fundit të tranzicionit

476
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e LSI-së në Lezhë. Nw fjalën e mbajtur Kryemadhi u shpreh se Shqipëria gjendet në një udhëkryq të madh gjendet përballë betejës së saj të fortë me krimin e organizuar, më trafikun e drogës, me kapjen e shtetit, me mungesën e drejtësisë, me dy standarde që përdor institucioni i shtetit, por gjendet përballë edhe një beteje shumë të madhe që është shpopullimi i Shqipërisë.

Pjesë nga fjala:

Në kuadrin e falënderimit të angazhimit të të gjithë strukturave të LSI por dhe të gjithë djemve dhe vajzave të Lezhës të cilët shtojnë çdo ditë radhë te LSI por rrisin akoma më shumë përgjegjësinë tonë. Sepse sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq të madh. Gjendet përballë betejës së saj të fortë me krimin e organizuar, më trafikun e drogës, me kapjen e shtetit, me mungesën e drejtësisë, me dy standarde që përdor institucioni i shtetit, por gjendet përballë edhe një beteje shumë të madhe që është shpopullimi i Shqipërisë. Kënaqësia dhe emocionet kur shpërndahen kartat e anëtarësisë, shton akoma më shumë përgjegjësinë tonë si drejtues të LSI, kur dëgjon nga të rinjtë dhe të rejat që vazhdojnë qëndrojnë në Shqipëri, të përballen me sfidat e tyre, por mbi të gjitha të ndërtojnë ëndrrën e tyre. Dhe ëndrrat t’i ndërtosh sot në një Shqipëri e cila gjendet në një nga situatat e saj më të vështira, më problematike, do të thotë që është një kurajo e madhe, një guxim i madh, por mbi të gjitha është dhe një besim i madh mbi forcën e tyre. Dhe kjo është një nga mësimet më të mira që ne si politikan, duhet të marrim nga këta të rinj dhe të reja. Prandaj gjej rastin tu falënderoj, për këtë kurajo, për këtë forcë dhe për këtë mësim të mirë që i jepni jo vetëm politikës shqiptarë, por u jepni prindërve tuaj, i jepni shoqërisë, i jepni gjithë rrethit shoqëror për të ndryshuar këtë realitet dhe për të kthyer vlerat të cilat Shqipërisë i kanë munguar ndër vite. Unë do dëshiroja që të thoja që viti 2020 jo vetëm në kuadrin e dëshirës por dhe angazhimit se , do të jetë një vit i ndryshimit, vit i shpresës. Do të jetë viti i parë i dekadës së ndryshimit. Të gjithë thonë çfarë është kjo dekadë. Dekada është ky dhjetëvjeçar i cili do të bëjë ndryshimin përfundimtar të Shqipërisë. Do të bëjë ndryshimin e tranzicionit. Shqipëria duhet të mbyllë njëherë e përgjithmonë, jo vetëm periudhën e tranzicionit, por duhet të mbyllë njëherë e përgjithmonë këtë situatë varfërie, mosfunksionim të çdo gjëje, që ka varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga Shqipëria.