Kryemadhi: Çdo ditë që Rama vazhdon, rritet urrejtja ndaj tij

502
Sigal

Prononcimi i Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi nga protesta

Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë protestë?

Nuk ka më çështje pritshmërishë, pritshmëritë tona janë ato që sot shqiptarët kanë ardhur të gjithë këtu, mendoj se kjo është mëse e mjaftueshme.

A keni një mesazh për ti dhënë Kryeministrit Rama dhe qeverisë duke qenë se qytetarët protestues sot nuk paskan ndërmend me sa duket të largohen nga bulevardi?

Mund të përdorë gaz sa të dojë, por qytetarët nuk i ndalon dot të rikthehen në Bulevard. Z.Rama duhet ta kuptojë që nuk mund të jetë kundër gjithë këtyre qytetarëve. Nëse është aq i fortë, le ti mbledhë ai në mitingjet e veta.

A ekziston një skemë për të vazhduar protestën?

Skema është shumë e thjeshtë, qytetarët vazhdojnë dalin, protestojnë. Qëndrojnë. Çdo ditë që ai vazhdon, rritet urrejtja ndaj tij.