Kryemadhi: Azem Hajdari, politikani guximtar që nuk hoqi dorë nga betejat

584
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot përurimin e shtatores së udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, Heroit të Demokracisë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari në Tropojë.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi shkruan se Azem Hajdari nuk u tremb kurrë nga pengesat dhe nuk hoqi kurrë dorë nga betejat.
“Rruga drejt demokracisë ka pengesat e veta dhe Azemi ishte një nga ata që i kapërcente ato. Herë me lehtësi, herë me vështirësi. Por ai nuk u tremb kurrë nga pengesat. Dhe prandaj sot pas kaq shumë vitesh kujtohet ende si politikani guximtar që nuk hoqi kurrë dorë nga betejat e tij”-shkruan Kryemadhi.

Sigal