Kryemadhi akuzon qeverinë: Sot jemi përballë sfidës së mbijetesës, shqiptarët duhet të…

579
Gjatë një deklarate për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë. Kryemadhi tha se qytetarët shpresuan tek Rilindja, por sot sipas saj vendi është përballë sfidës së mbijetesës dhe u bëri thirrje qytetarëve të larguar jashtë vendit që të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Ajo kërkoi edhe rikthimin e ligjit për taksat në Parlament.
“Vite më parë, qyetarët shpresuan tek Rilindja. Sot jemi përballë një sfide të madhe, sfidës së mbijetesës. Sot brezi i ri po largohet nga Shqipëria. Shqiptarët duhet të kthehen dhe te marrin në dorë fatet e tyre. Sot Shqipëria është një nga vendet më të varfra. Flasin për reforma, por 90% e shqiptarëve vuajnë për kafshatën e bukës. Paketa anti-varfëri është paketa që ka propozuar LSI dhe përmes saj do ulet varfëria. Të rikthehet ligji për taksat në Parlament, pasi taksat e larta falimentojnë bizneset. Në dy muaj, 2500 biznese kanë bërë aplikimin për mbyllje, pasi nuk përballojnë taksat”- tha Kryemadhi.
Sigal