Kryekomunisti Marko Dajti: “Spiunë serbë u regjistruan për të votuar ”

450
Sigal

Zbardhet skandali i regjistrimit të mijëra personave në gjendjet civile të Qarkut të Kukësit për fushatën zgjedhore

Shumë zhurmë u bë në kohën parazgjedhore të 23 Qershorit për regjistrimin e qindra e mijëra vetëve në gjendjet civile të Qarkut të Kukësit, në prag të hartimit të listave zgjedhore. Opozita e atëkohshme- maxhoranca e sotme, bëri fjalë për regjistrime të qëllimshme, për fushatën elektorale, që synonte të rriste artificialisht numrin e votuesve të Qarkut të Kukësit, me qëllim, që ky qark të kishte 4 mandate për në Kuvend. Sapo Kuvendi ndau mandatet sipas qarqeve, ku Kukësi, falë këtyre regjistrimeve të orëve të fundit të mijëra vetëve, të cilët u bënë banorë të komunave të largëta të Kukësit, pa banuar asnjë ditë në to, që opozita e atëkohshme i akuzoi të orkestruara nga ministri i atëhershëm i Brendshëm, edhe opozita e “harroi” fare këtë problem. Kryetari i PPSHR-së Marko Bello, e risjell edhe një herë në qendër të vëmendjes, sepse, sipas tij, nga hulumtimet e bëra, shumë spiunë serbë, që kanë mbaruar shkollat e spiunazhit serb, pasi kanë marrë shtetësinë shqiptare, janë regjistruar si banorë të komunave të Kukësit, pa banuar asnjë ditë atje”.

Mako Dajti, Kryetari i PPSHR-së, prononcohet ekskluzivisht në “Telegraf”

“Ne kemi bërë kërkime dhe kemi informacione të hollësishme e bindëse që shumë nga të regjistruarit e orëve të fundit nëpër komuna të Kukësit, si banorë të këtyre komunave, janë spiunë të Beogradit, të cilët kanë mbaruar në shkollat e spiunazhit serb. Midis tyre ka edhe shqiptarë kosovarë, por edhe serbë, që kanë ndryshuar identitetin, kanë mësuar shumë mirë gjuhën, zakonet shqiptare. Kanë ardhur në Shqipëri, kanë marrë shtetësinë shqiptare dhe u regjistruan në komunat e Kukësit, pa banuar asnjë ditë aty. Qeveria e Berishës, i ka punësuar  në administratën publike, kudo në Shqipëri, këta “banorë” të regjistruar, si banorë të Qarkut të Kukësit,  në orët e fundit të hartimit të listave zgjedhore. Maxhoranca e re i ka të gjitha mundësitë që të bëjë verifikimin e këtij fakti dhe do të binden të gjithë që shumica e shtetasve që u regjistruan si banorë të Kukësit janë spiunë të Beogradit”.