Kryediplomati gjerman Steinmeier, vizitë sot në Tiranë

528
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier zhvillon sot në një vizitë zyrtaren Tiranë. Kryediplomati gjerman do të qëndrojë vetëm 6 orë në kryeqytetin shqiptar dhe sipas burimeve, axhenda e tij parashikon vetëm tre takime. Fillimisht Shtajnmajer do pritet nga homologu i tij, Ditmir Bushati, rreth orës 10:30 dhe pas takimit, dy ministrat do të dalin edhe në një konferencë për shtyp. Temë kryesore e takimit pritet të jenë bashkëpunimi bilateral Shqipëri-Gjermani, zhvillimet në rajon por edhe reforma në drejtësi. Ministri i Jashtëm gjerman do të takohet në selinë e qeverisë me kryeministrin, Edi Rama si edhe më pas do të niset drejt selisë blu, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Sigal