Kryediplomati gjerman në krah të Ramës: Fund bojkotit të Kuvendit, hyni në zgjedhje, përndryshe…

438
Autoritetet gjermane i kanë dhënë një ‘shuplakë’ të fortë opozitës shqiptare, ku u bëjnë thirrje për ndërprerjen e bojkotit dhe pjesëmarrje në parlament. Ka qenë pikërisht ministri i Jashtëm gjerman, Sigmark Gabriel, i cili gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se nëse nuk zhvillohen zgjedhjet, vendi rrezikon situatë kaotike dhe se Shqipëria largohet nga rruga e BE-së.
“Nëse opozita ka shqetësime për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka një mundësi për të pasur këto zgjedhje. Ne jemi të gatshëm që të sjellim vëzhgues zgjedhor. Ne këshillojmë me urgjencë që bojkoti të ndalohet dhe të shkohet në zgjedhje. Nëse nuk zhvillohen zgjedhjet, vendi kalon në situatë kaotike dhe nuk mund ta mbështesim këtë. Në fund do të duhet të vendoset për interesat e vendit dhe qytetarëve. Kush bojkoton parlamentin, largon vendin nga BE dhe dëmton interesat e qytetarëve. Do ishte me rëndësi që opozita të rikthehej në parlament. Kufijtë për politikanët i detyron Kushtetuta. Parimi i demokracisë bazohet në faktin që pakica të pranoj shumicën, që të ushqejnë shpresën se do të bëhen të tillë. Siç ka qenë Rama në pakicë dhe është bërë shumicë. Ndaj është e rëndësishme që të qëndrojmë këtij parimi. Ne si gjerman dëshirojmë që t’u ndihmojmë në rrugën tuja”, pohoi ai.

Ndër të tjera diplomati gjerman tha se Gjermania do të jap angazhimin e saj për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. “Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin në rrugën e tyre drejt BE-së. Ne ndihemi të detyruar të krijojmë të gjitha mundësitë për të lehtësuar këto rrugë. Jemi të mendimit që në periudhën prej sot deri në anëtarësim të BE-së mund të bëjmë shumë më tepër, sepse nëse politikanët janë të qartë që një rrugë ka nevojë për rrugën e vet. Në një farë mënyre duhet t’i tregohet rruga drejt këtij destinacioni. Në drejtim të sigurisë sociale duhet të bëhet më tepër, pra duhet më tepër angazhim. Duhet bërë ende përmirësimi i infrastrukturës, mendoj që mund të themi që i kemi marrë seriozisht thëniet e kryeministrit Rama. Ne duhet të bëjmë të qartë se ku mund të ndihmojnë, ndihmë financiare. Qeveritë e rajonit duhet të inkurajojnë në rrugën e tyre drejt BE-së dhe mos t’i paralizojnë reformat e bëra deri më tani”, -pohoi ai.
Sigal