Kryebashkiaku Xhelal Mziu/ 23 vjetori: Kamza nga një qendër rurale është transformuar në një qytet modern. Nderohen figurat e qytetit

401
Sigal

Dje u organizua ceremonia e  festimeve në Kamëz në kuadrin e 23-vjetorit të Bashkisë dhe nën kujdesin e kryebashkiakut Xhelal Mziu. Ceremonia zyrtare nisi në orën 10:00 tek Pallati i Kulturës nga kryetari Xhelal Mziu i cili bëri një prezantim të shkurtër të asaj çfarë ka ndodhur në Kamëz gjatë viteve post-tranzicion  Kryebashkiaku Mziu: Kamza është një qytet i ri, ka ardhur si produkt i lëvizjës demokratike dhe Kamza pësoi trendin më të shpejtë të rritjes dhe pikërisht viti 96 është guri i themelit të saj dhe sot feston 23 vjetorin. Nuk besoj se ka një qytet të dytë në Shqipëri, po pse jo edhe në botë, që ka pësuar progres kaq të madh. I gjithë ky produkt i dedikohet qytetarëve të Kamzës, të cilët kanë guxuar dhe kanë patur vullnetin dhe e kanë ndryshuar nga një zonë totalisht rurale në një zonë urbane kjo është edhe arsyeja e suksesit të Kamzës. Unë dua të falenderoj të gjithë aktorët dhe nuk mund të lë pa përmendur qeverinë Berisha, e cila ka qenë promotori kryesor i zhvillimit të këtij qyteti, Kamza ka onestop shop e parë më të mirin në Shqipëri. Frut i këtij onestopshop dhe i paketës fiskale jemi qyteti i vetëm në Shqipëri që kemi treguesit financiarë më të mirë për shkak të performancës dhe paketës fiskale kemi rritje të bizneseve dhe rritje të numrit të punësuarit dhe për rrjedhojë më shumë investime dhe më shumë shërbime për qytetarët.