Kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje bizneseve: Adoptoni një konvikt

464
Sigal

Në Qytet Studenti puna për rikonstruksionin e konvikteve tashmë ka nisur edhe në godinat ku jetojnë djemtë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj tha se Bashkia është angazhuar në përmirësimin e kushteve, ndërsa studentëve iu bëri thirrje që të rinisin mësimin. Studentët që do të zgjedhin të akomodohen në konviktet e Qytetit Studentit tashmë do të kenë kushte më të mira. Veliaj: Na duhet bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim! Shpresoj shumë që studentët të reflektojnë në ato pak fakultete që nuk po zhvillohet mësim, për të vetmen arsye se na lipset që shkolla të mbarojë në korrik. Nëse mbaron shkolla në korrik, punojmë në gusht, shtator edhe nëpër dhoma. Në të kundërt, të vetmit që humbasin nga vonesa dhe shtyrja e mësimit nuk janë partitë politike, që duan t’i përdorin, por vetëm studentët që do rikthehen në të njëjtat dhoma, siç i lanë. Kompanive që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare, Veliaj u bëri thirrje t’i bashkohen nismës: Adopto një konvikt.