Kryebashkiaku Veliaj: Tirana bashkëpunim me Vjenën në fushat e urbanizimit dhe transportit publik

407
Sigal

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi kryeqytetin austriak, i ftuar në edicionin e 16-të të Kongresit të Vjenës me temë “Shaping the Future”, i organizuar nën kujdesin e kancelarit Sebastian Kurz dhe kryetarit të Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig. Kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, me të cilin diskutoi mbi konkretizimin e një sërë projektesh bashkëpunimi. Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik. Kryebashkiaku Veliaj: Patëm mundësinë të diskutojmë shumë projekte të përbashkëta midis dy qyteteve tona, projekte që do të lidhin në të ardhmen Vjenën dhe Tiranën në fushën e ekonomisë, politikave vendore, por edhe ato artistike. Janë të shumtë personat të cilët lidhin vendet tona. Jemi shumë krenarë që edhe shumë artistë shqiptarë janë të angazhuar dhe kanë aktivitetin e tyre në Vjenë”.