Sigal

Tirana përkujtoi dje 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në sheshin simbol të shqiptarëve, sheshi “Skënderbej”, nën tingujt e Bandës frymore të Tiranës dhe 400 nxënësve, të cilët kënduan Himnin Kombëtar, u zhvillua ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me dy fëmijë ngriti simbolikisht flamurin në një ceremoni të shënjuar nga mijëra tullumbace kuq e zi dhe uroi të gjithë shqiptarët: “Gëzuar 28 Nëntorin, 106-vjetorin e Pavarësisë!” Kryebashkiaku Veliaj tha se historia ka treguar se pavarësisht minorancave të zhurmshme, progresi i Tiranës dhe i vendit nuk do të ndalet.