Kryebashkiaku Veliaj; Pas rikonstruksionit të konvikteve të UT, Bashkia prezantoi edhe Kartën e Studentit që fillon me 1 maj

396
Sigal

Pas rikonstruksionit të konvikteve të studentëve, Bashkia e Tiranës përmbush një tjetër premtim dhe detyrim për studentët. Bashkia e Tiranës prezantoi dje modelin që do ketë Karta e Studentit dhe që do të nisë të shpërndahet shumë shpejt për studentët. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës e përmbushi në një kohë rekord këtë detyrim. Ai shtoi se Karta e Studentit ishte një detyrim i vetë universiteteve, por kjo nuk u bë prej tyre, çka detyroi bashkinë që ta merrte në dorë procesin. Kryebashkiaku Veliaj: “Bashkia e ka pasur mundësinë t’i japë dum kësaj çështjeje, por me autonominë e universiteteve, kjo detyrë i kaloi universiteteve. Kur universitetet nuk e bënë, atëherë thamë po e bën bashkia. Secila bashki, sipas shërbimeve që ofron, do të bëjë kartën. Sot prezantojmë dy modelet e para të kartës dhe do donim shumë që Brenda muajit maj, secili prej jush, të kishte Kartën e Studentit. Nëse shkoni në një galeri apo kinema, ulja përfitohet menjëherë duke skanuar kartën. Nëse s’doni ta mbani me vete kartën, kemi edhe një version elektronik të saj, nëpërmjet telefonit”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj bëri dhe një prezantim të shërbimeve bazë që përfitojnë studentët e universiteteve publike në Tiranë, ndërsa njoftoi procedurat deri në hyrjen në fuqi të Kartës së Studentit.