Kryebashkiaku Veliaj: Mos përdorni ujin e boteve. Analizat tregojnë se uji i UKT-së, i klorinuar, është i pastër

371
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: Mos e përdorni ujin e boteve

Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri apel qytetarëve për të mos blerë ujë që transportohet me autobote, pasi cilësia e këtij uji nuk ofron garanci për përdorim. “Kemi pasur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Uji, që dikush e blen për vaditje, për fonderi që ftohin metale ose prodhim industrial dhe pastaj fshehurazi e shet nëpër lagje, kërkon bashkëpunim nga banorët. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që me demek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur. Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve’’, u shpreh Veliaj në lidhje me furnizimin e qytetarëve me ujë të sjellë nga autobotet. Ndërkohë, përfundoi ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë për banorët e Astirit. Uji sillet direkt nga Bovilla.