Kryebashkiaku Veliaj/ Me Lorik Canën, shtruan iftar për besimtarët: Shërbejmë çdo ditë me përulësi për njerëzit në nevojë

430
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: Shërbejmë çdo ditë me të njëjtin pasion e përulësi për njerëzit në nevojë

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana, shtruan iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në Muajin e Ramazanit. Në darkën e përgatitur enkas për ta në Qendrën Rinore në rrugën “Myslum Shyri”, kryebashkiaku Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës ka gjithmonë vëmendjen tek njerëzit në nevojë, të moshuarit, të pamundurit dhe grupet e ndryshme sociale, për të krijuar edhe për ta një mjedis të ngrohtë familjar. Kryebashkiaku Veliaj: “Jam sot shumë i lumtur për disa arsye: Shpesh herë festat dhe darkat i bëjmë për personalitete, drejtues të fesë, ambasadorë, por gjëja që më jep mua më shumë kënaqësi, jam i sigurt edhe Lorikut, është kur respektin dhe nderimin e bëjmë për ata që vijnë në qendrat tona sociale, ku bëhet një punë jo vetëm gjatë Ramazanit, jo për Krishtlindje a Pashkë, jo vetëm për Bajram, por çdo ditë, me të njëjtin pasion, dashuri e përulësi.” Veliaj shprehu mirënjohjen për përkushtimin në këtë detyrë fisnike edhe të stafit të qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës, të cilët ndihmojnë shumë prej atyre që janë në vështirësi dhe kanë nevojë për mbështetje.