Kryebashkiaku Veliaj: Makinat janë burimi i ndotjes, të mbjellim pemë

640
Sigal

Nga fshesat te makineritë ekologjike super moderne Euro6: Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete të teknologjisë së avancuar, automatike dhe mbi të gjitha, që nuk ndotin mjedisin. Bashkia e Tiranës, mbështetur nga Ambasada Japoneze në Tiranë përmes “Grassroots Human Security Project”, e ka pajisur Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit me makineri dhe kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas të Parkut të Liqenit. “Sot jemi në një situatë ku Tirana është më e pastër. I vetmi burim i ndotjes janë makinat. Tirana nuk ka fabrika, as oxhaqe, as uzina, do të thotë që nuk kemi ndotje industriale. E vetmja ndotje që vjen në Tiranë është nga tymi i makinave. Ftesa për qytetarët është të përdorim biçikletën, të ecim në këmbë, kështu heqim peshë, ulim shpenzimet dhe ndotjen e qytetit. Është e vetmja mënyrë! Qytete shumë më të zhvilluara e më të pasura se ne i kanë lënë makinat, jo se s’kanë para t’i blejnë ato, por se kanë vendosur se nuk ia vlen të helmohen fëmijët për distanca që fare mirë mund të bëhen me këmbë”, u shpreh Veliaj ftoi trupin diplomatik në Tiranë, qytetarët dhe bizneset që të bëhen pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.