Kryebashkiaku Veliaj: Këtë vit hidhen themelet për 17 shkolla të reja. Nxënësit do të mësojnë në mjedise bashkëkohore

519
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës dje, duke inspektuar gjimnazin “Ismail Qemali” bëri me dije se këtë vit do të hidhen themelet për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet. “Jam shumë i lumtur që ia mbërritëm kësaj dite, që shkolla “Ismail Qemali” të hidhej në tokë e të ringrihej nga e para, tamam si një feniks për këtë vit të ri. Të gjithë nxënësit të cilët me shumë mirëkuptim kanë “bujtur” në shkollat e tjera, sot kanë një ambient fantastik të rinovuar, duke filluar nga fushat. Një nga arsyet pse kemi një mbipopullim në këtë shkollë është kryesisht prej cilësisë, megjithatë hapja e shkollave të reja dhe fillimi i 17 themeleve për 17 shkolla të reja do të ulë edhe këtë presion.- ”, tha kryebashkiaku Veliaj.