Kryebashkiaku Veliaj, bllokon “Kartën e Studentit” deri në vitin … 2019!

1379
“Rilindja” e punëve të premtuara për Tiranën të bëra prej Erjon Veliajt, duket se ka dalë fiasko. Dje. në zyrën e krye-bashkiakut të Tiranës, “reformatorit” dhe “bojaxhiut” Erjon Veliaj është depozituar një kërkesë nga studentët për futjen në zbatim të dokumentit ligjor e social “Karta e Studentit”! Me besimin verbal, se Erjon Veliaj do të realizonte premtimet e bëra në fushatën elektorale të 21 qershorit 2015, studentët e votuan. Por, vetëm pak ditë më parë ata janë (zh)gënjyer prej tij, mbasi jnë njoftuar se nuk do të futet në zbatim “Karta e Studentit” as për vitin akademik 2015-2016. Ky është urdhri i lëshuar prej krye-bashkiakut Erjon Veliaj. “Karta e Studentit” nuk do të aplikohet, mbasi bashkia e Tiranës as ka fuqi ta përballoj me financat e veta rimbursimin e saj, as nuk e përfill asnjë shërbim shtetëror e privat. në fakt përveçse premtim për zbatim është edhe detyrim me ligjin e Arsimit të Lartë. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, konfirmohet se kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, i ka thënë “mjaft” kësaj kërkese, duke e hedhur në koshin e plehrave të zyrës së tij. Edhe viti universitar 2015-2016, sipas vendimit të studentit pa diplomë Erjon Veliaj, do të nis e do të përfundoj pa pajisur studentët e Tiranës me dokumentin “Kartë Studenti”. Gazeta “Telegraf” është interesuar dje në Bashkinë e Tiranës për çështjen e pajisjes së studentëve me “karta”, por nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete, përveçse deklarime boshe..prej 23 vitesh studentët nuk po pajisen me “Kartë Identiteti” dhe po prej kaq vitesh u premtohet në fushata elektorale, miratohen ligje, vendime, urdhëresa etj., por nuk ka zbatim konkretë për “Kartë Studenti”. Historia e (mos) pajisjes me “Kartë Studenti” ka një “odise” 23 vjeçare e nuk po realizohet. Sipas premtimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, “Karta e Studentit” do të krijonte një seri lehtësirash përfituese për studentët në tregun e mallrave të konsumit të përditshëm, në shërbimet prej enteve publikë e privatë, duke pasur si tregues reduktimin çmimeve në shërbimet jetësore e mësimore. Kujtojmë, që katër vite më parë, Bashkia e Tiranës ka shpërndarë disa copa kartoni, të cilët i konsideronte “Karta Studenti”, të cilat nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë vlerë, mbasi asnjë prej shërbimeve publike e private, nuk i ka përfillur këto “Karta Studenti”. Edhe viti mësimor universitar 2015-2016 do të nis pa “Karta Studenti”. Studentët edhe këtë mësimor, do të vazhdojnë të paguajnë për çdo shërbim, si gjithë qytetarët e tjerë. Studentët që 4 vite më parë janë pajisur me “Kartë Studenti”, janë refuzuar e madje janë denigruar prej pronarëve të shërbimeve private dhe prej drejtuesve të institucioneve e shërbimeve shtetërore, sidomos në autobusët urbanë, në qendra interneti, në biblioteka, librari, në transportin hekurudhor, në linjat ndërqytetëse të autobusëve, në zyrat e pasaportave e kartave të identitetit e deri në stadiume. Krye-bashkiaku Veliaj, ka njoftuar “me gojë” se futja në veprim e “Kartës së Studentit”, do të nis zbatimin në shtator 2019, ose më saktë 3 muaj pas mandatit të parë të Erjon Veliajt, për ta përdorur përsëri si “Kartën e Studentit” si… kartë elektorale! 
“Karta e Studentit” nuk është lëmoshë, por ligj që prej vitit 2008
“Karta e Studentit” nuk është lëmoshë, por detyrim ligjor për zbatim. Pajisja e studentëve me këtë kartë është e sanksionuar me ligj. Sipas ligjit ende në fuqi, studentët kanë të drejtë të përfitojnë ulje çmimesh e shërbime falas në disa sektorë shërbimesh publike e private. Ja çfarë përcakton dhe sanksionon ligji në fuqi për Arsimin e Lartë, Nr. 9832, datë 12.11.2007, parashikuar në nenet nr. 78 e 83, pika 1 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, në nenin 56 të të cilit ka 4 përcaktime për dhënien e “Kartës së Studentit”:
1. Studentët e institucioneve publike e private të Arsimit të Lartë në Shqipëri, pajisen me “Kartën e Studentit” e cila është dokument unik. Me anë të saj, studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.
2. Përfitimet e studentëve nga përdorimi i “Kartës së Studentit”, përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit të ministrisë përkatëse, që mbulon institucionin e arsimit të lartë shqiptar.
3. Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore sipas kësaj karte, bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentorë e me persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme.
4. Ky ligj nis zbatimin në 3 janar 2008.
Sigal