Kryebashkiaku Veliaj: Bashkia e Tiranës nis punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues të ujit në Bovillë

495
Sigal

Bashkia e Tiranës nis punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues të ujit në Bovillë. Bashkia e Tiranës ka nisur investimin më të madh në 20 vitet e fundit në ujësjellës, për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e Bovillës, si dhe për të ndërtuar një linjë të re transmetimi, e cila rrit ndjeshëm furnizimin me ujë për qytetarët, veçanërisht ata që jetojnë në periferi. Ky është investimi më i madh në ujësjellës në 20 vite; zgjidhim problemin e ujit për Yzberishtin dhe Unazën e Re. Nisja e këtij investimi, për kryebashkiakun e Tiranës shenjon nisjen e realizimit të premtimit se Tirana do të ketë 24 orë ujë në 5 vjet. “Ashtu siç kemi premtuar, kjo shënon edhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë të 5 viteve: ‘Tirana, ujë 24 orë’. tha ai kryebashkiaku Erion Veliaj.