Kryebashkiaku Veliaj: Adoptoni një konvikt

504
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5, tek qyteti “Studenti”. falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me ambiente komode dhe të denja për të jetuar dhe studiuar. “Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit gjatë periudhës së dhjetorit, dhe e dyta, për ato pak fakultete ku ende ka bllokim të mësimit, studentët duhet të kuptojnë, jo për çështje politike, por për çështje praktike, nëse nuk na lirohen dhomat në korrik dhe mësimi vazhdon gjatë korrikut dhe gushtit, nuk kemi më kohë që kthimi i tyre në vjeshtë, t’i gjejnë dhomat e rregulluara. Ndaj, u apeloj studentëve, mos mendoni për partitë, mendoni për interesin tuaj dhe për interesin tuaj, sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode”, tha Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës.