Kryebashkiaku Veliaj: 2.5 ha tokë do t’i merren Gardës por do zgjerohet hyrja te parku

549
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar se 2.5 ha tokë do t’i merren Gardës së Republikës dhe kjo, sipas tij, për të ndryshuar hyrjen e Liqenit. “Bashkisë së Tiranës i është dhënë 2.5 ha tokë për t’iu bashkuar Liqenit nga Garda. Do ketë një hyrje më dinjitoze Liqeni. Garda do i kthehet qytetarëve. Do kemi një Park Liqeni më të madh,” tha Veliaj. Por pak javë më parë PD-ja denoncoi se prona e Gardës së Republikës do të mbushet me ndërtesa të larta. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa u shpreh se 2.5 hektarët tokë do të betonizohen në të do ketë kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim. “Sot po u japim një tjetër fakt që vërteton se plani i betonizimit të parkut është i miratuar ne detaje, kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj., dhe është gati për zbatim.”, denoncoi Zhupa.