Kryebashkiaku Vangjush Dako, përuron mjediset e reja të kopshtit “Met Hasa” në Durrës

670
Sigal

Kryetari
i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në përurimin e mjediseve të
reja të kopshtit “Met Hasa”, i cili tashmë do të shërbejë si qendër komunitare.
Ky kopsht, pas përfundimit të rehabilitimit të të gjitha mjediseve të jashtme
me lulishte, kënde lojërash, përveç 150 fëmijëve qe ndjekin procesin mësimor në
të, do të mirëpresë edhe fëmijët e komunitetit gjatë orëve të pasdites për t’u
argëtuar në këto mjedise, nga sot moderne. Në ceremoninë e rastit kryebashkiaku
Dako deklaroi se Bashkia e Durrësit do të vazhdojë me ritme të larta ndërtimet
e kopshteve, çerdheve dhe shkollave të reja si dhe rikonstruksionin e atyre
ekzistuese për të krijuar mjedise sa më moderne për fëmijët e nxënësit. Një
ndër synimet tona parësore, tha në fjalën e rastit kryebashkiaku Dako është
kthimi i mjediseve të arsimit parauniversitar në qendra komunitare. Në këtë
ceremoni përshëndetën edhe drejtoresha e kopshtit “Met Hasa” Ardiana Gurra si
dhe administratorja e “Shendi Dent” Olesia Duka e drejtuesja e shoqatës “Vizion
OJF” Suela Koçibellinj, që e vunë theksin në bashkëpunimin e mëtejshëm publik e
privat që në të tilla raste i sjell shërbime komunitetit. Rehabilitimi i këtyre
 mjediseve u bë i mundur nga Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me shoqatën
“Vizion OJF” dhe “Shendi Dent” e cila u përkujdes që, këtë fundvit, t’i ofronte
fëmijëve të këtij kopshti dhurata si dhe një ceremoni festive për ta në
mjediset e bar “Portiku”.