“Kryebashkiaku Sejdini dhe Kushi na mashtruan. Erdhën, premtuan, morën votat dhe ikën”

431
Sigal

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar kryebashkiakun Sejdini dhe deputeten Kushi se kanë mashtruar banorët e zonës me premtimet që u kanë bërë prej vitesh. Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në rrjetin social. Qytetari thotë, se Sejdini dhe Kushi, kanë ardhur dhe kanë premtuar asfaltimin e rrugës dhe më pas nuk kanë bërë asgjë. “Denoncon Don Lalën dhe ndrikull deputeten për profesionin e tyre me kryesor; mashtrimin! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit digjital. sb.

Përshëndetje. Doktor jam një qytetar nga Elbasani dhe dëgjova Evis Kushin që fliste, por ajo është një mashtruse se na ka ardhë në lagje të Elbasanit të “5 Maj” rruga “Mustafa Demiri” kur ishin zgjedhjet e bashkisë dhe kjo rrugë nuk është e shtruar me asfalte qysh në kohën që janë bërë pallatet, por me para kësaj ka ardhë edhe kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini para 8 vjetësh në këtë lagje dhe premtoi për shtrimin e rrugës në janar, por kanë kaluar 8 janare dhe sot akoma s’është bërë dhe Evisi ishte para 4 vitesh na i premtoi, na mashtroi, mori votat dhe s’e di më ku i bie kjo lagje në Elbasan. Fola sot me një punonjëse bashkie në Elbasan për problemin e rrugës dhe më tha, që arka e bashkisë është bosh, ku ka lekë bashkia, i kanë vjedhur të gjitha. Ik dhe shiko arkën e bashkisë dhe kjo rrugë nuk shtrohet tha. Ja ku ja shkruajta dhe Edi Ramës, por s’i lexon njeri.