Kryebashkiaku Mziu përuron përfundimin e punimeve në rrugën “Drini” në Njësinë Administrative Bathore

663
Sigal

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu ka vijuar punën e Tij në terren për të monitoruar dhe inspektuar nga pranë përfundimin e punimeve në një ndër rrugët me peshë infrastrukturore më të madhe në territorin e Bashksë Kamëz.
Rruga “Drini” ka një gjatësi prej 1300 metra linearë, gjerësi 16 metra dhe ku ka një sërë komponentësh që përbëjnë thelbin e investimit.
Rruga “Drini” ka në mesin e saj një ndarëse me gjelbërim dhe ndriçim me një gjerësi prej 3 metrash. Në të dyja krahët e rrugës “Drini” është realizuar asfaltimi në çdo krahë të saj me nga 4,5 metra gjerësi, që përbëjnë 9 metra bazë asfaltimi.
Gjithashtu ky aks rrugor ka në investimin në të dyja krahët e tij, trotuare me përmasa 2 x 2 metra dhe kunetë në të dyja anët e me nga 2 x 0,5 metra.
Krahas këtyre elementëve rruga “Drini” do të realizohet mbjellja e pemë dekorative gjatë gjithë gjatësisë së saj.
Ky investim është 100% financim me buxhetin e Bashkisë Kamëz, dhe është një ndër investimet më kapitale që Bashkia Kamëz ka realizuar gjatë këtyre viteve.
Përfitues janë jo vetëm 5000 familjet që përshkojnë këtë aks por ai mbetet një nga nyjet kryesore që do të ketë ngarkesën më të madhe të lëvizjeve të qytetarëve dhe banorëve të Kamzës dhe jo vetëm. Një falënderim të veçantë bënë të gjithë banorët për këtë investim që kryebashkiaku Mziu ka realizuar në këtë zonë.

Image may contain: 7 people, people standing, people walking, shoes, sky, tree and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: sky, tree, house, bridge, cloud and outdoor

Image may contain: one or more people, people walking, sky and outdoor

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing, sky, shoes, basketball court and outdoor

Image may contain: 3 people, people walking, people standing, sky, shoes, tree, wedding and outdoor

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: sky, cloud and outdoor

https://www.facebook.com/mziuxhelal/videos/327793708099145/?t=12