Kryebashkiaku Mziu: Kamza nuk ka ekskavator, qeveria premton nuk do t’ia japë

170

Qeveria “Rama” është kujdesur në mënyrë sistematike që Kamzën ta diskriminojë maksimalisht. Reforma territoriale po rezulton një dështim në shkallë vendi, por në Kamëz është tejet evidente, për faktin se Rama nuk i delegon asnjë kompetencë dhe bashkëngjitur dhe fondet përkatëse, si dhe burimet njerëzore përkatëse Bashkisë për t’i pasur për nevojat dhe kryerjen e detyrave me përgjegjshmëri maksimale. Kryebashkiaku Mziu thotë se kur Bashkisë Kamëz i kaloi si inventar rrjeti i vaditjes nga Bordi i Kullimit që ishte ndërmarrje shtetërore, nuk i kaloi asnjë mjet. “Për turpin e qeverisë edhe kur pak kohë kur hyri në fuqi ndarja e re territoriale, qeveria bleu 61 ekskavatorë për 61 bashki, i shpërndau të gjitha nga 1, Tiranës 2 dhe Kamzës 0. Ishte ky një absurditet dhe e bën e pa shqetësuar fare, duke qenë aspak të interesuar për nevojat e banorëve të Kamzës, Bashkisë së 6-të në vend. Dua të theksoj se, edhe pse Rama na premtoi vitin e kaluar, kur u përmbytën mbi 700 familje, madje 200 prej tyre ishin në kushte të pa jetueshme, sërish këtë vit kërcënimi është i njëjtë dhe qeveria as nuk kujtohet që të jetë e përkushtuar për të bashkëpunuar dhe për të zgjidhur problemet më Bashkinë Kamëz”, – shprehet kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu.