Kryebashkiaku Lulzim Basha heq dhe redukton 60 taksa dhe tarifa vendore

418
Sigal

 Lulzim Bashka Kryetari i Bashkisë së Tiranës, për të ndihmuar dhe nxituar aktivitetin e bizneseve vendore, ka reduktuar dhe hequr deri tani 60 taksa dhe tarifa vendore. Por ditët e fundit, është hera e parë që Bashkia e Tiranës ndesh në shqetësimin për taksën e tabelave të farmacive edhe pse kjo aplikohet prej 5 vitesh. Inspektorët e drejtorisë së tatimeve po zbatojnë vendimin  e  Këshillit Bashkiak, datë 25.02.2008,  duke trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë çdo farmaci që ushtron aktivitetin në territorin e bashkisë. Deri më sot pranë DPTTV-së, nuk është paraqitur asnjë ankesë apo reklamim nga subjekte private apo shtetërore për mos aplikimin e kësaj takse. Bashkia e Tiranës ka qenë, është dhe mbetet e hapur për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjet më të mira në funksion të nxitjes së biznesit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, me çdo subjekt që ushtron aktivitet tregtarë në territorin e Bashkisë Tiranë. Prej më shumë se dy vjetësh, Bashkia ka vënë në prioritetet e saj mbështetjen e biznesit, ç’ka u dëshmua që me vendimin e parë të marrë nga Kryebashkiaku Basha për heqjen dhe reduktimin e  60 taksave dhe tarifave vendore.