Kryebashkiaku i Cërrikut shpërthen ndaj Ballës: Suksese në jetë Tao

509
Kreu i Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit socialist Taulant Balla, i cili i kërkon të japë dorëheqjen si Petrit Vasili.

Në një status në facebook, Toska i kujton Ballës premtimin që i kishte bërë Ramës që të nxirrte LSI me zero deputetë në Elbasan.

E sipas tij, në dëshpërim se nuk ia rriti dot qëllimit për realizimin e premtimit tani bën deklarata qesharake.

Statusi i Toskës në facebook:
Më vjen për të qeshur nga deklaratat e Tulantit, kur kujtoj terrorin dhe krimin që lëvizte me makinat e policisë netëve të nxehta të qershorit për të kërcenuar dhe blerë popullin e Cërrikut.

Pasi nuk ia arriti dot qëllimit dhe premtimin që I kishte bërë Ramës për ta nxjerre LSI me 0 deputete tani vjen dhe bën deklarata qesharake.

Po I kujtoj Taos që mua më ka votuar populli I Cërrikut dhe për këtë detyrimi im është që tiu shërbej atyre me përkushtim të lartë edhe pse Tao ka lobuar në qeveri disa here kunder bashkise se Cërrikut.

Për mua LSI është forcë e parë dhe forcë e paparë sepse është forcë e parë e rinisë është forcë e parë e integritetit dhe dinjitetit Tao qe ti nuk i ke njohur dhe s’besoj se ke për ti njohur, prandaj edhe shefi yt nuk të bën ministër sepse e di që ti gjithmon qeni që leh për të do jesh. Suksese në jetë Tao.

Uroj që milionat e eurove që shpërndave në qarkun e Elbasanit mos tiu mbledhësh prap qytetarëve duke iu shitur vendet e punës.

Tashmë realizoni planin për të bërë ato qe nuk i bëtë në 4 vjet. Ne LSI do jemi opozita që nuk ka patur Shqiperia ndonjëherë, e cila as nuk blihet as nuk frikësohet por do të jete zëri që ju Tao të rilindjes doni ta zhdukni do te jetë zëri i popullit. LSI forcë e parë forcë e paparë.
Sigal