Kryebashkiaku Erion Veliaj: Bashkia përmirëson ndjeshëm kopshtet dhe çerdhet. Besimi i prindërve është komplimenti më i madh

417
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: Besimi i prindërve për çerdhet dhe kopshtet publike, komplimenti më i madh

Bashkia e Tiranës po përmirëson ndjeshëm kushteve në çerdhe dhe kopshte. Në njësinë 10 po rikonstruktohet çerdhja “Pranverat” e cila këtë vit do të ketë një kapacitet më të shtuar nga 150 në 250 fëmijë. Edhe Çerdhet në Tiranë po bëhen gati për të pritur vogëlushët. Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se kërkesa e madhe për çerdhet dhe kopshtet publike është një vlerësim për punën e bërë deri më tani, por edhe një përgjegjësi më e madhe për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve. Veliaj: “Kemi pasur një dyndje të jashtëzakonshme në çerdhet e Tiranës, kemi marrë ndoshta komplimentin më të madh kur njerëzit të fusin mik edhe për t’u futur në çerdhe e kopshte. Besimi se këto çerdhe e kopshte publike kanë një cilësi kaq të lartë, duhet shpërblyer me investime”. Për të ulur fluksin e kërkesës për institucionet publike, ai tha se po punohet që të ngrihen çerdhe dhe kopshte pranë ndërmarrjeve apo kompanive të mëdha private. Veliaj: “Këtë vit do të sjellim një risi: Siç e kërkon ligji dhe siç është tradita në të gjitha vendet e BE-së, kompanitë që kanë një numër të caktuar punonjësish, mbi 100 punonjës, si kompanitë e telekomunikacionit, bankave, të fillojnë të instalojnë në mjediset e tyre çerdhe dhe kopshte. Është një mënyrë për t’u siguruar që prindi që punon e ka shumë të afërt vendin ku po rritet fëmija i tij, por edhe për t’i hequr një ngarkesë qytetit”. Ndërkohë, Veliaj u bëri apel të gjithë prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat që janë më afër vendbanimit të tyre.