Kryebashkiaku Dako merr pjesë në veprimtarinë “Së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit”

448

 

Sigal

“Së bashku në luftën kundër kancerit të
gjirit”, kjo ka qenë motoja e takimit sensibilizues që është
zhvilluar në spitalin e Durrësit në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër
kancerit të gjirit. Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë dhe Spitali Rajonal
Durrës kanë organizuar me gratë e këshillit bashkiak të Durrësit këtë aktivitet
sensibilizues nën kujdesin personal të kryetarit të Bashkisë së Durrësit
Vangjush Dako. Në fjalën e tij kryebashkiaku Dako tha se kanceri i gjirit është
një problematikë e përhapur shumë dhe sa më i madh të jetë sensibilizimi, aq më
shumë sukses do të kemi në këtë përpjekje të përbashkët. Dako shtoi se ne kemi
marrë përsipër të garantojmë kryerjen e mamografisë falas për gratë që janë në
skemën e familjeve me ndihmë ekonomike dhe synojmë që të sanksionojmë me ligj
që të gjitha gratë që mbushin moshën e caktuar të kryejnë në mënyrë të detyruar
mamografinë pasi kështu ulim rrezikun e kancerit të gjirit. Mjekë të spitalit
të Durrësit kanë referuar për rastet e shfaqura dhe problematikat që hasen në
lidhje me kancerin e gjirit tek gratë. Të pranishmit në këtë takim
sensibilizues kanë parë nga afër mjediset e repartit onkologjik të spitalit që
lidhen me kujdesin paliativ dhe kimioterapinë për personat që vuajnë nga
sëmundje kanceroze. Për 6-mujorin e parë të këtij viti janë diagnostikuar 172
gra me tumor malinj të gjinjve, të cilat ndiqen nga mjeku i familjes dhe mjeku
onkolog.