Kryebashkiakja Valbona Sako në një takim me ambasadoren franceze Christina Vasak

1395
Sigal

Kryebashkiakja Valbona Sako në një takim me ambasadoren franceze Christina Vasak

Fokus zhvillimi urbanistik në Durrës

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka zhvilluar një takim me ambasadoren franceze në Shqipëri Christina Vasak. 

Ambasadorja franceze Vasak shoqërohej në këtë takim nga përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) me fokus lëvizshmërinë. 

Ambasadorja franceze dhe zyrtarët që e shoqëronin kanë udhëtuar  me tren nga Kashari në Durrës. Vasak deklaroi se kishte zgjedhur këtë mënyrë udhëtimi për të parë nga afër situatën e transportit në qytetin tonë. 

Gjithashtu Vasak shprehu interesin e palës franceze për të kryer investime të rëndësishme në këtë sektor në mënyrë që të fillojë rimëkëmbja e transportit publik si dhe atij hekurudhor. 

Po kështu ajo deklaroi se Durrësi është një qytet mjaft i rëndësishëm që ka ngjallur interesim të kompanive franceze sidomos në fushën e turizmit dhe transporteve. 

Kryebashkiakja Sako i ka shprehur vlerësimin ambasadores Vasak për kontributin që jep shteti francez në vendin tonë e veçanërisht në Durrës ne drejtime zhvillimore, artistike dhe shoqërore. 

Sako ka  garantuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkisë së Durrësit për të ndërmarrë hapa konkretë në nxitjen e biznesit francez për të investuar sa më shumë në qytetin bregdetar.

 

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe prefekti i Durrësit Roland Nasto, drejtori i Ujësjellësit Spartak Kovaçi dhe drejtori i ndërmarrjes Rruga Aljon Hysko.