Kryebashkiakët socialistë dhe 2 vjetët e qeverisjes së Rilindjes, nuk kanë bërë asgjë

663
Nëse u referohemi zgjedhjeve të 2011, Koalicioni i Majtë ka fituar 34 bashki nga 28 që ka fituar PD-ja. Po t’u referohemi bashkive më të mëdha, të vendit, përveç bashkisë së Tiranës, Shkodrës e Kamzës, të gjitha bashkitë e tjera të mëdha, sin ë Durrës, Vlorë, Korçë, Fier, Lushnjë, Sarandë, Berat, Elbasan, Kavajë, Himarë, Divjakë, i kanë fituar kryebashkiakët socialistë. Edhe pse Rilindja ka 2 vjet që është në qeverisje, çka do të thotë, që, të paktën, do të kishte një bashkëpunim më të mirë të pushtetit vendor me atë qëndror, dhe qytetarët, do të shikonin më shumë shërbime, më shumë të ardhura, infrastrukturë më të mirë, punësim, bërje biznesi më të favorshëm, etj. I themi këto, sepse të shumta janë herët ku kryeministri Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për kryebashkiakë të PS-së, u ka bërë thirrje elektoratit, që në 21 qershor, duhet të votojnë vetëm një zgjedhje: Njehësimin e pushtetit vendor me pushtetin qëndror, që ata të kenë zhvillimim.
Kryeministri himarjotëve: Rivotoni Goron, që të keni…ujë
Kandidati i PS në bashkinë e Himarës Gjergj Goro kandidon për një mandate të dytë. Do të thotë, që deri tani ka qeverisur bashkinë e Himarës, 2 vjet me qeverinë e Berishës dhe 2 vjet me Rilindjen, mirëpo, qytetarët e Himarës, as sot nuk kanë ujë për të pirë. Kryeministri Rama, u premton ujë, qytetarëve të Himarës, vetëm nëse rivotojnë Goron, përndryshe, qeveria nuk I jap bashkisë fonde për ujë: “Tani, doni ujë? Ja ku e keni atë që jua sjell ujin. Doni të rrini pa ujë, kapni një nga ata të dy edhe shikoni pastaj njëri-tjetrin. Se jo për gjë, por këta kryetarët e bashkisë që çon Saliu nëpër Shqipëri, edhe ky tjetri që ka ardhur këtu, që as emrin nuk dua t’ia përmend e as nuk dua t’ia mbaj mend, se nuk ia mbaj mend, këta nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë me qeverinë”. Po a mund të thotë kryeministri Rama, përse në këto 2 vjet, aid he kryebashkiaku Goro nuk kanë ….bashkëpunuar? Po kështu, përse kryeministri Rama nuk ka bashkëpunuar edhe me kryebashkiakët e tjerë socialistë, që t’u japë zgjidhje kohë më parë, atyre premtimeve që premtojnë në këtë fushatë zgjedhore? Sepse, kandidati Armando Subashi u premton qytetarëve në Levan, që tani, nëse ai zgjidhet kryebashkiak i tyre “Po ju japim lajmin e mirë se qeveria ka financuar projektin e kanalizimeve të ujrave të zeza!”. Do të thotë ndryshe, që qeveria i ka bllokuar financimet deri tani, ngaqë pushteti vendor nuk ishte i njehësuar me pushtetin qëndror. 
Armando Subashi: Zeqo për 12 vjet ju ka mbytur, duke adresuar përgjegjësitë te PS
Kandidati i PS për bashkinë Fierit Armando Subashi, u tha dje qytetarëve të lagjes 29 Nëntori të qytetit se “Ia kemi marë frymën lagjes, i kemi prishur rrugët dhe lulishtet, i kemi zënë rrugicat!! Na bie zjarri e nuk shpëtojmë dot! T’i kthejmë bukurinë e dikurshme me projektet tona!”. Mirëpo për 12 vjet në bashkinë e Fierit ishte kryebashkiak Baftjar Zeqo, i PS. Në fjalët e kandidatit të PS Subashi ka të vërtetën e hidhur për qytetarët e Fierit, që lagjes i është marrë fryma, aq sap o të bjerë zjarri, nuk shpëton dot asnjë. Por përgjegjës është kryebashkiaku socialist, por është përgjegjës edhe vetë PS që I çimentoi karriken e kryebashkiakut Zeqo, pa bërë asgjë për qytetarët. Pyetja tjetër është: Pse në këto 2 vjetët që qeveris Rilindja, nuk është përmirësuar asgjë në bashkinë e Fierit? Përse nuk bashkëpunojnë dot qeveria socialiste me kryebashkiakun socialist për të mirën e qytetarëve? Pra, edhe ajo thirrja e kryeministrit Rama, që të njehësohen pushtetet vendore me qëndrore, që qytetarët të shikojnë zhvillim, praktikisht, në këto 2 vjet Rilindje, nuk ecën, nuk gjen zbatim. 
Hipokrizia e kandidatit Erion Veliaj
Kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj, u stërbetohet qytetarëve, se do të jetë etaloni i luftës kundër korrupsionit, saqë do të shkarkojë menjëherë nga puna punonjës si Florenc Hoxha, (kreu i INUV) nëse u kërkon para’ qytetarëve që t’i lejojë të sheshin produktet e tyre në qytet. Ai tha se jo vetëm do t’i shkarkojë punonjës të tillë, por edhe do t’i çojë për ndjekje penale. Se sa i ndjeshëm është Veliaj ndaj aferave korruptive, mjafton ngjarja e janarit të këtij viti që ndodhi në ministrinë e tij të Mirëqënies Sociale. Luiza Gjonaj, një specialiste e prokurimit në Ministrinë e Mirëqënies Sociale u shkarkua nga puna 2 javë pasi i dërgoi një letër kryeministrit Rama, me anë të së cilës denonconte një aferë me një tender. Ajo i shkruante se drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivoli e kishte shantazhuar, duke i kërkuar të firmoste disa procedura për një tender, që sipas Gjonajt, po kryhej në shkelje të ligjit. Pasi e denoncoi korrupsionin, Erion Veliaj e shkarkoi atë nga puna dhe jo drejtoreshën e akuzuar për korrupsion. Për afera korruptive është akuzuar edhe vetë Erion Veliaj, si në rastin e përdorimit të TrakuFest për organizimin e dasmës, apo dhënies së fondeve publike një kompanie, pas të cilës qëndron ai vetë.
Roshi në Kavajë u premton fermerëve karburat pa TVSH
Meqë fushatë zgjedhore është dhe thesi i premtimeve u hap, edhe kandidati i PS për bashkinë e Kavajës, Elvis Roshi, u premton fermerëve se ai, si kryebashkiak, nëse e votojnë, do t’u japë atyre karburat pa TVSH. Kaq i pashkollë, apo kaq lajkatar bëhet kandidati Roshi, saqë e kujton veten se është kryeministër, apo ministër i fninancave, saqë të diktojë edhe politike financiare, siç është ajo e dhënies të karburanteve për fermerë pa TVSH, vetëm në bashkinë e tij. Ose, ose, Elvis Roshi, ka kaq shumë para nga pasuria e tij, saqë të subvjencionojë karburantin pa TVSH që përdorin fermerët në bashkinë e tij. 
Sigal