Kryebashkiakët çojnë në Gjykatë Kushtetuese 30 qershorin

144

Shoqata e Bashkive dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën mbi votimet e 30 qershorit të cilat kjo bashkitë e djatha i konsiderojnë si antikushtetuese.

Në një prononcim për mediat, në cilësinë e kryetares së Shoqatës, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltata Ademi u shpreh se në Kushtetuese kërkojnë konstatimin si antikushtetues për procesin e 30 qershorit si edhe të regjistrimit të partisë Bindja Demokratike.

‘Jemi këtu duke iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese dhe publike në interes të qytetarëve. Dekreti duhet të merrej në konsideratë, shpresoj që në momentin e parë që të jetë në punë të nis gjykimin e një çështje me rëndësi.

Ne shpresojmë që Rama të mos pengojë ngritjen e gjykatës dhe të marrë sa më shpejt çështjen në gjykim.’ -u shpreh Ademi.

Ndër të tjera ajo iu përgjigj interesit të medias lidhur me veprimet që do të ndjekin, për lirimin ose jo të zyrave ndaj të zgjedhurve të rinj vendor nga procesi i 30 qershorit.

‘Ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Gjithë kryetarët e bashkive i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, një e drejtë e jonë, për të ndërtuar demokracinë mbi bazën e shtetit.

Apeloj që çështjet të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të pavarur duke mos iu nënshtruar presionit politik. Kemi gjykata që kanë vepruar në mënyra të ndryshme.’ -theksoi kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi gjatë fjalës së saj.

Image