Kryebashkiakë që po e dorëzojnë detyrën në “varfëri e borxhe”, disa kandidojnë përsëri!

859
Realiteti që po ndeshim në deklarimet e krye-bashkiakëve aktualë, tregon se ata janë të “varfër”, të “zhytur” me borxhe nëpër banka, janë në mjerim aq të madh, sa gjatë mandatit të tyre, ndryshe nga përpara se të bëheshin krye-bashkiakë, jetojnë vetëm me pagat fëmijëve e grave, me pensionet e prindërve, mbasi me pagat e tyre shlyejnë borxhet nëpër banka. Është një histori banale kjo e deklarimit të pasurive prej shtetarëve e zyrtarëve shqiptarë. Çdo vit plotësojnë deklarata dhe çdo vit rezultojnë se ulet niveli i jetesës së tyre. Çdo vit, në deklarata ministrash, deputetësh, ambasadorësh, krye-bashkiakësh, krye-komunarësh, drejtorësh, kryepolicësh, gjeneralësh, doganierësh, tatimorësh etj., ka rritje të nivelit të… borxheve! Por të gjithë kanë makina luksoze, vila e apartamente luksoze në Tiranë, në qytete bregdetare, në resorte malore e fushore. Të gjithë nuk e njohin “tenxheren” e gjellës në shtëpi, mbasi familjarisht drekojnë e darkojnë nëpër lokale luksoze. Shteti është mjaftuar vetëm me deklarimet që ata kanë bërë dhe nuk ka vepruar më tej, për të verifikuar pasuritë reale të tyre. E vetmja masë e cila është marrë deri tani, në lidhje me deklarimet e pasurive të shtetarëve është vendosja e gjobave për mos plotësim formulari të pasurive! Kur politika ka pasur interes të bëjë presione e kërcënime, apo të përmbush interesa klienteliste ekonomike-financiare në territoret e disa bashkive të fuqishme, ka hedhur në veprim ILDKPKI, për të verifikuar pasuritë reale që kanë krye-bashkiakët e “pabindur” dhe i kanë çuar ata për ndjekje penale. Gjithsesi të ndalemi tek fakti që kemi përballë: krye-bashkiakët janë pjesa më e varfër e shoqërisë shqiptare! Në deklarimet e tyre ata e pranojnë vetë që janë të tillë…
Kryebashkiakë të zhytur “në varfëri dhe borxhe”
Kështu deklarojnë krye-bashkiakët. Madje disa prej tyre edhe pse po vuajnë prej varfërisë për shkak të kësaj detyre, që kanë po kandidojnë përsëri për krye-bashkiakë! A besohen këto deklarata të pasurive e llogarive të tyre bankare? JO! Të gjithë jetojnë në luks, pushimet i bëjnë në plazhe luksoze jashtë Shqipërisë, shtëpitë e tyre janë vila luksoze me mobilim që kushton mijëra dollarë, fëmijët e tyre studiojnë jashtë Shqipërisë, Tirana është streha e tyre kryesore me nga 3-10 apartamente, qendrat bregdetare janë po kështu rezidenca qejfi me nga 2-3 vila. Por në deklarimet që bëjnë rezultojnë të varfër, të mbytur nga borxhet! Pas pasqyrës së pasurive të publikuara prej rubrikës “Para dhe Pushtet” në portalin “Spending Data Albania”, gazeta “Telegraf” bëri një investigim të detajuar, për të ballafaquar pasuritë e deklaruara zyrtarisht në ILDKPKI prej krye-bashkiakëve, me pasuritë reale që ata kanë faktikisht dhe që nuk i deklarojnë. Pas njohjes me deklarimet e bëra prej krye-bashkiakëve, deri tani gazeta “Telegraf” ka arritur të siguroj të dhëna për pasuritë reale që kanë, për 32 krye-bashkiakë, të cilat do tí publikoj në vazhdimësi. Edhe sot, po vazhdojmë me publikimin e pasurive që ata kanë deklaruar vetë, të cilat natyrisht që janë disa “thërrime” nga pasuritë reale që ata kanë. 
Bajazit Karriqi, Kryetar Bashkie në Përrenjas
1) Paga si Kryetar i Bashkisë Përrenjas në vlerën 700 392 lekë.
2) Prindërit pronar të një banese të privatizuar, por të paregjistruar në vlerën 66 000 lekë. 
3) Pronar i një toke are me sip. 4 000 m2, përfituar nga ligji nr.7501.
4) Bashkëshortja Sofie Karriqi paga në vlerën 607 958 lekë.
5) Detyrime 1 979 900 lekë për një kredi për blerje shtëpie marrë më 27.09.2013 me principal 2 000 000lekë, interes 3% dhe afat maturimi 20 vjet.
6) Detyrime të paguara në vlerën -20 100 lekë për një kredi për blerje shtëpie marrë më 27.09.2013 me principal 2 000 000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 20 vjet.
Sherif Fortuzi, Kryetar Bashkie në Sukth
1) Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 180 m2 në Durrës, ndërtuar në vitin 2000 në proces legalizimi, në vlerën 50 000 euro. 
2) Pronar me 100% i një toke bujqësore me sip. 6 020 m2 në Durrës, përfituar me ligjin 7501, në vlerën 60 200 euro.
3) Para Cash në vlerën 30 000 euro.
4) Pronar me 100% i një veture tip Hyundai në vlerën 13 000 euro.
5) Vajza, Erjola Fortuzi blerë makinë tip Renault Megano në vlerën -3 200 euro.
Liman Morina, Kryetar Bashkie në Krumë-Kukës
1) Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 719 472 lekë.
2) Të ardhura nga bonuse për transportin si Kryetar Bashkie 30 000 lekë.
3) Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 12 000 lekë.
4) Detyrime në vlerën 162 998 lekë për një kredi bankare të aktivizuar në vitin 2008.

Asqeri Kuqja, Kryetar Bashkie në Belsh
1) Pronar i një shtëpie banimi 2 kate në Belsh, në vlerën 7 000 000 lekë. 
2) Pronar i një shtëpie banimi në Durrës në vlerën 46 800 euro. 
3) Pronar i një sipërfaqeje prej 3 700 m2 në vlerën 925 000 lekë. 
4) Bashkëshortja Edlira Kuqja pronare me 100% e një toke bujqësore me sip. 4 000 m2 në Shkozë në vlerën 1 060 000 lekë.
Ferdinand Aligjoni, Kryetar Bashkie në Selenicë-Vlorë
1) Pronar me 100% i një pallati me 17 hyrje në Sarandë në vlerën 900 000 euro. 
2) Pronar me 100% i një apartamenti banimi në Vlorë në vlerën 110 000euro. 
3) Pronar me 100% i një toke truall në Vlorë në vlerën 430 000 euro.
4) Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 35 000 euro.
5) Paga si Kryetar i Bashkisë Selenicë në vlerën 708 930 lekë.
6) Të ardhura nga Këshilli i Qarkut në vlerën 156 000 lekë.
7) Detyrime në vlerën -4 899 euro për një kredi bankare në bankë të nivelit të dytë.
8) Kredi bankare marrë në vitin 2007 me principal 210 000 euro dhe maturim në vitin 2011. 
9) Kredi bankare marrë në vitin 2007 me principal 7 000 000 dhe maturim në vitin 2013.
Ramazan Mjeshtri, Kryetar Bashkie në Klos
1) Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 180 m2 në vlerën 6 000 000lekë. 
2) Pronar me 100% i një toke bujqësore me sip. 4 ha dhe i një kullote me sip. 2 ha në vlerën 8 400 000 lekë
3) Pronar me 100% i një makine tip Nissan Fuoristradë në vlerën 200 000 lekë.
4) Paga si Kryetar i Bashkisë Klos në vlerën 707 697 lekë.
5) Bonus transporti në vlerën 360 000 lekë.
6) Shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër në vlerën 142 560 lekë.
Fredi Kokoneshi, Kryetar Bashkie në Divjakë
1) Paga e shpërblime si Kryetar Bashkie dhe si anëtar i Këshillit të Qarkut 1 078 188 lekë.
2) Të ardhura nga aktiviteti i vreshtarisë 500 000 lekë.
3) Bashkëshortja: të ardhura nga paga 504 769 lekë
4) Bashkëshortja:të ardhura nga aktiviteti privat në prodhimin e pijeve alkoolike 123 600 lekë.
Ramadan Likaj, Kryetar Bashkie në Koplik
1) Paga si Kryetar i Bashkisë Koplik në vlerën 741 312 lekë.
2) Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 180 m2 në vlerën 6 000 000lekë. 
3) Pronar me 100% i një toke bujqësore me sip. 4 ha dhe i një kullote me sip. 2 ha në vlerën 8 400 000 lekë.
4) Pronar me 100% i një makine tip Nissan Fuoristradë në vlerën 200 000 lekë.
5) Bashkëshortja paga në vlerën 661 920 lekë.
6) Humbje e vitit financiar “Relikaj shpk” në vlerën -10 007 822 lekë.
7) Humbje e vitit financiar Kantina-Miqësia shpk në vlerën -179 879 lekë.
8) Blerë veturë tip “Mercedes Benz” në vlerën -70 000 euro.
9) Blerë truall me sip. 10 000 m2 në Koplik në vlerën -393 600 euro.
Elvis Roshi, Kryetar Bashkie në në Kavajë
1) Paga si Kryetar Bashkie 1 110 000 lekë.
Adelina Farrici, Kryetar Bashkie në Burrel
2) Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Kryetar Bashkie 720 000 lekë.
3) Të ardhura nga bonuse për transportin si Kryetar Bashkie 360 000 lekë.
4) Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 140 400 lekë.
5) Bashkëshorti: të ardhura nga paga dhe shpërblime 2 134 000 lekë.
6) Detyrime të paguara në vlerën 603 885 lekë për një kredi bankare të marrë në emër të bashkëshortit.
Besnik Abedini, Kryetar Bashkie në Ksamil
1) Të ardhura nga paga si Kryetar Komune 879 408 lekë.
2) Të ardhurat nga paga e bashkëshortes si mësuese 539 226 lekë.
3) Detyrime të paguara në vlerën 128 904 lekë për një kredi bankare të marrë në emër të bashkëshortes, aktivizuar në 29.09.2010.
4) Detyrime në vlerën 238 300 lekë për një kredi bankare aktivizuar në 29.05.2015, detyrimi është pjesë e regjimit martesor.
Sigal