Krizë politike/ Basha mbledh aleatët dhe kryesinë e PD-së

525
Sigal

Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 kryesinë.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet pranë selisë blu.

Mësohet se në qendër të takimit do të jetë kriza politike në të cilën është futur vendi dhe paligjshmëritë e vendimeve të marra nga mazhoranca dhe sot nga KQZ-ja që ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet.

Në orën 18:00 mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët opozitarë.

Gjatë takimeve do të diskutohen hapat që do të ndërmarrë opozita në këtë situatë të rëndë politike.