Kriza politike në vend/ Një tjetër ish-president i shkon në zyrë Metës

478
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur para pak minutash në selinë e presidencës një tjetër ish-president.

Kriza politike në vend dhe ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që gjatë pasdites, në zyrën e Metës ka shkuar edhe Bamir Topi.

Takimi mes të dyve është në vazhdim e sipër dhe pas tij pritet edhe një komunikim me mediat.

Ilir Meta ka pritur në zyrë në dy takime të vecanta edhe ish-presidentët Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Bujar Nishani.

Fillimisht Presidenti ftoi në takim opozitën e bashkuar jashtë parlamentit dhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar dhe përfaqësues të shoqërisë civile.