Kriza politike dhe si u bë ministër Arben Ahmetaj

1286
Sigal

Analizë nga Mark Topallaj: Tre pyetjet e kryeministrit që vulosën Ahmatajt në krye të kolltukut të financave. Formimi I grackës së nepotizmit me disa pjestar klanesh u bënë një kërcënim serioz për jetën ekonomike të shqiptarve nga kanibalizmi politik

Mark Topallaj

Kino-regjizor

Të dy grupet e politikës pansllave ai i PS dhe i PD kanë një përbërës mendor komunist, të cilëve u mungon arsyetimi njerëzor. Këta zorzopë asnjëherë mos të kujtojnë se mund të zbehin madhështinë e Kombit

U harrua identiteti i qytetarit. Mungon kuptimi intelektual, i cili duhet të jetë në gjendje të njohë në mënyrë korrekte problemet shoqërore. Drejtuesit e partive vuajnë nga psiko-terapia konfuze. Ky është shkaku që kanë mendim të kufizuar ose penallti në tru. Kjo mund të quhet edhe psikoterapia komposto mendore që është shpjeguar në eksperimentet pavlloviane mbi qenin.

Zoti Edi Rama me sloganet dhe mashtrimet që prezanton çdo ditë arrita ta transformojë “rilindjen” në një objekt mbrojtje për mbrapshtit e tij. Kriza është mendore dhe shfaqet në mediokritetin e politikës dhe nuk ka alternativa. Ka ardhur koha për ta eliminuar këtë klasë politike e cila erdhi si rezultat i Katovicës. Duhet krijuar hapësira të reja me aksione progresive për një mendim të qartë politik. Këtu zhvillimi shpëtues për shqiptarët mund ta bëjnë vetëm intelektualët. Ata duhet të zgjohen nga  gjumi e mos të pranojnë nënshtrimin. Intelektualët duhet të kuptojnë se kontraste politike shqiptare kanë mbetur në një fund horizontal. Konsekuencat janë të pa lumtura e në vazhdimësi shteti falimenton. Kjo krizë është vendosur pastër në ideologjinë pansllave. Kriza mendore z. Kryeministër, të ka dhenë afshin e megalomanit që pengon të kuptosh të keqen në vetvete. Çdo veprim pa kuptim dhe pa alternative ndërton pa aftësinë e shtetit.

Dialogu me njerëzit duhet të jetë poezi menduese, atëherë,  fjala vjen si me magji në të gjitha aspektet e komunikimit.

Zoti Rama të mungon rrjedha e artit të gojëtarisë. Gjuha shqipe nuk përfaqësohet me zhargone e shprehje brutale.

Fjala ide nuk do të thotë pamje por perceptimi i një përfytyrimi. Shqiptarët kërkojnë me çdo kusht përfytyrimin e së ardhmes. Ai që nuk ka të ardhme ka vdekur.

Shqiptari duhet të vrasë pesimizmin, pra menjëherë duhet të lëvizin gjymtyrët e kombit. Mendimi i heshtur është një metaforë e pavarur, por kjo metaforë nuk duhet të jetë si një bisedë që mbaron pa përfunduar. Për të ecur përpara një shtet duhen njerëz të mençur, intelektual  por jo të paaftit e rrugaçët politik. Dialogu konstruktiv është përfshirja e intelektualëve, është diçka për të cilën nuk mund të dish para kohe se çfarë do të dalë në pah. Pra çdo fjalë dëshiron tjetrën dhe e ashtuquajtura fjalë e fundit, në të vërtetë nuk ekziston.

Ligësia e fshehur është poshtërsi dhe tradhti ndaj Atdheut.

Zoti Rama, ka ardhur fundi i mundësive të pa menduara për të bërë shtet. Çdo kush e di përcaktimin e saktë se komunizmi ishte dhe është “Utopia” e egërsia njerëzore.

  1. Rama, mbi bazën e këtyre ideve utopike krijove qeverinë e paaftësisë. Për ministrin e financave u mendua gjatë Z. Rama, zgjodhi Arben Ahmetin, intelektualin ekstremisht të majtë. E thirri në zyrë dhe i tha:

Duhet të më paraqesësh me shkrim këto pyetje:

  1. Ku është vendi i gjenezës njerëzore?
  2. Ku ndodhi vdekja ma e çuditshme kanibalizmit politik?
  3. Kur lindi mjerimi psikologjisë?

 

Të gjitha këto duhet të kenë ledhje me financat e shtetit. Zoti Ahmeti i shkroi pyetjet, por nuk i kuptoi dhe ngriti sytë për të kërkuar ndonjë mendim. – Hajde ec tani dhe përgatitu mirë!

I munduar nga këto pyetje pa kuptim Arben Ahmeti u mbyll në shtëpi. Duke kërkuar në bibliotekën e tij gjeti një libër me ilustrimet e Leonardo Da Vinçi. “Anatomia”. Gjatë leximit u njoh me gjenialitetin e Leonardos. Ai thotë: Trupi i njeriut është makina më perfekte që vihet në lëvizje nga zemra. Zoti Ahmeti filloi të flasë me vete. -O Zot, cili është vendi i gjenezës njerëzore. Po vdekja ma e çuditshme?… apo kabinalizmi politik? Këto janë pyetje pa kuptim. Ky shefi ynë lëshon shumë mufka. Por i pëlqeu të merret me Leonardon. Ai e dinte  se studimet për zemrën dolën ma vonë. Menjëherë i shkoi në mendje një mik i tij që rri afër Sali Berishës. Ai do më ndihmojë se si funksionon   zemra. Mbas pak kohe, materiali shkencor mbi funksionimin e zemrës i ra në dorë. Në atë letër thuhet: “Në bazë të llogaritjeve të vazhdueshme kanë dalë prova shkencore të patjetërsueshme. Zemra e njeriut rreh jo më pak se tre miliardë herë. Gjatë këtij aktiviteti ajo pompon 200 milionë litra gjak, pak ma shumë sa 80 pishina olimpike”.

Në bazë të këtij studimi shkencor perfekt e marrë nga njeriu i afërt i Saliut e kaloi provimin pa iu përgjigjur pyetjeve të tjera. Arben Ahmeti u bë ministër i mashtrimit financiar. Kështu vazhdoi emërimi i ministrave të tjerë, të cilëve në embrionin e tyre u mungonte celuloidi.

Gracka e nepotizmit që e formoi kryeministri ynë nga disa pjesëtarë klanesh dhe grupe familjare u bënë një kërcënim serioz për jetën e bashkësisë shqiptare. Ne shqiptarët i shohim gjërat e pahijshme ashtu si Shqiponja që kundron diellin. Në udhëtimin tonë në labirintin e veshit të Edi Ramës kemi ndjekur rrugën e zërit që godet timpanin. Ne e vazhduam udhëtimin në thellësi të labirintit ku është vendi i ekuilibrit. Aty u dëgjuan zëra që flisnin rusisht e serbisht. U dëgjua dhe Zëri i Sali Berishës dhe i Lulzim Bashës. Këtu është aparati magjik që transformon impulse mekanike në impulse nervore të besnikërisë ndaj komunizmit pansllav. Z. Sali dhe Luli kërcenin dhe këndonin: Katjusha maja, e la…..la për suksesin e pranimit në Evropë. Kryeministri i duartrokiste.

Zoti Edi Rama, rruga e ngjitjes tënde është e mistershme, e cila do jetë e njëllojtë si me rrugën e zbritjes. Të dy grupet e politikës pansllave ai i PS dhe i PD kanë një përbërës mendorë komunistë, të cilëve u mungon arsyetimi njerëzor. Këta zorzopë asnjëherë mos të kujtojnë se e zverdhin madhështinë e Kombit.