Kriza në vend/ Presidenti Meta nis konsultimet me aleatët e PD

445
Sigal

Ka nisur para pak minutash në ambientet e presidencës takimi i parë konsultativ mes Kreut të Shtetit, Ilir Meta me krerët e partive politike, për caktimin e një date të mundshme të zgjedhjeve, ashtu siç njoftoi një ditë më parë.

Në takimin e parë te Meta do të jenë krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aleate të PD. Në këto momente në Presidencë janë parë të hyjnë, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka etj.

6 ditë më parë nga Kamza, pas një mbledhje mes tyre, krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë kanë hedhur në tryezë idenë e shtyrjes së zgjedhjeve me 6 muaj.

Në daljen e djeshme për mediat, Presidenti Ilir Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, si një formë për të shmangur konfliktin në atë datë.