Kriza në Kushtetuese/ Zëdhënësi i Presidentit Meta paralajmëron ç’do ndodhë ditët në vijim

171

Presidenti Ilir Meta e cilëson situatën në të cilën ndodhet vendi shumë dramatike ndaj në ditët në vijim ka paralajmëruar nisma dhe vendime që thotë se janë shumë të rëndësishme.

Në një sqarim për mediat, zëdhënësi i kreut të shtetit bën me dije se “Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019”.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi

I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!