Kriza e emigrantëve dhe Shengen sjellin në Tiranë Donald Tusk

419
Presidenti i Bashkimit Europian Donald Tusk vjen sot në Shqipëri, në kuadër të një turi në vendet e rajonit. Mësohet se nesër ai do të takojë kryeministrin e vendit Edi Rama.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Tusk, me një postim në ‘Twitter’. Ai thotë se do zhvillojë një vizitë 24 orëshe, gjatë së cilës pritet të takojë kryeministrat e 3 vendeve të Ballkanit.
Temë e takimeve me tre liderët e Ballkanit, sipas Tusk pritet të jenë çështjet e emigracionit në Ballkan dhe BE po ashtu edhe ardhmëria e lëvizjes së lirë në Shengen.
Sigal