Kriza, ambasadorët amerikanë Arvizu dhe Lu tek Rama

519
Dy ambasadorët amerikanë, Alexander Arvizu dhe Donald Lu kanë shkuar sot në selinë e qeverisë për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama.

Arvizu, i cili mban tani postin e Zv. Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik viziton Shqipërinë dhe takohet me figurat kryesore të politikës në kushtet e një krize, ngërçi politik në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale dhe kur fjala “kanabis” është kryefjala e ditës.

Takimi ndërmjet tyre ka ardhur pas takimeve që dy diplomatët amerikanë zhvilluan ditën e hënë me Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën dhe me Kryetarin e Parlamentit, Ilir Metën. Me këtë të fundit, zyrtarisht u njoftua se diskutuan për marrëdhënien ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA dhe ndanë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend.
Sigal