Kritikat e opozitës për TVSH e biznesit, Rama: S’kanë kurajon ta shohin në sy problemin

570
Ndalesa për konsultimin publik për buxhetin 2018 është ndalur në Lezhë. Fill pasi mori fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama i ktheu një përgjigje opozitës lidhur me kritikat e kësaj të fundit për skemën e re të TVSH, ku do të përfshihen bizneset e vogla. Sipas Ramës opozita nuk ka kurajo ta shoh në sy problemin.
“Vijmë në këtë fazë pasi kemi bërë një cikël të konsiderueshëm dëgjesash publike në qarkun e Lezhës. Kemi marrë jo pak informacione dhe në një moment ku duhet të ndërmarrin disa hapa, qoftë nga pikëpamja e shtet-ndërtimit, e shfrytëzimeve kapitale. Kemi nisur një operacion të rëndësishëm, duke e çuar në një fazë të re informalitetin. Ky operacion do të vazhdojë, do të përfshirë të gjitha bizneset në skemën e TVSH. Është ndërtuar një front, me ose pa dashje i bëhet mbrojtje informalitetit. Pasi të pretendosh që të mbash akoma një pjesë të aktivitetet, një pjesë të aktivitetet në tërësi, për piramidën jashtë skemës së TVSH, do të thotë që mos ta kuptosh ose mos të kesh kurajo që ta shohësh në sy një problem real që krijohet për shkak të hapësirës që bëhet evazion nga kompaninë të mëdha që shfrytëzojnë bizneset e vogla. Dhe fusin në xhepat e tyre pjesën tjetër”, tha Rama.
Sigal