Kristofer Hill: Raportet shqiptaro-amerikane dhe e vërteta e burgosjes së Fatos Nanos!

425

Gazeta Telegraf/ 

Ambasada
Amerikane në Tiranë ka përkujtuar të hënën, 25-vjetorin e rihapjes së selisë
diplomatike në Shqipëri. Të pranishëm, veç figurave të njohura të politikës,
ishin dhe disa nga personat që kanë qenë të pranishëm çerekshekulli më parë. Një
prej tyre, i ngarkuari me pune i SHBA-ve në atë kohë në Tiranë, Christopher
Hill. Në fjalën e tij, Hill rikujtoi premtimin e mbajtur nga Shtetet e
Bashkuara se nuk do ta linin asnjëherë Shqipërinë vetëm dhe kërkoi nga
Shqipëria që të vijojë të mbajë premtimin dhe kërkoi nga politika shqiptare të
bashkëpunojnë mes njëri-tjetrit, ashtu siç bashkëpunojnë me Amerikën. Në një
intervistë për mediat, ish-ambasadori Hill theksoi se as ai dhe as Ambasada
Amerikane nuk kanë rol në arrestimin e ish-kryeministrit Fatos Nano.

 

Kur flasim për
kohën që keni shërbyer në Tiranë kujtojmë që ish-kryeministri Fatos Nano ju ka
akuzuar ju dhe Ambasadën Amerikane se qëndroni pas burgosjes së tij. A e keni
takuar Nanon gjatë këtyre viteve dhe si i shihni sot këto akuza?

 

Christopher
Hill:

Nuk e kam absolutisht idenë se për çfarë flet ai. Mund t’ju siguroj se roli im
ka qenë zero. As ambasadorin nuk e kam pyetur, por jam i sigurt se dhe ai nuk
ka luajtur asnjë rol, ndaj nuk e kuptoj. Sigurisht që e kam dëgjuar këtë gjë,
por nuk e di kujt i referohet. E përsëris, askush në Ambasadën Amerikane nuk ka
interes të përfshihet në diçka të tillë. Ndaj unë dhe ambasadori nuk kemi pasur
gisht në këtë gjë. Se di me çfarë ka lidhje kjo, por jo me ne.

 

Gara për
Shtëpinë e Bardhë po ndiqet edhe këtu në Shqipëri. Njerëzit e shohin si
favorite zonjën Clinton, por i tremben edhe fitores së Trump.

 

Christopher
Hill:

Edhe ne gjithashtu.

 

Në rast se Trump
zgjidhet president, a do të ketë një ndryshim të madh të politikës së jashtme
amerikane ndaj Ballkanit dhe Shqipërisë?

 

Christopher
Hill:

Unë mendoj se ai nuk duhet të zgjidhet president. Trump nuk kupton asgjë nga
këto çështje, Ballkani, Koreja apo Afrika. Por fatmirësisht besoj se ai nuk do
të zgjidhet dhe e them këtë si një qytetar që do të votojë.

 

Si e shihni gjendjen
e sigurisë sot në botë, duke parë rrezikun që vjen nga Koreja e Veriut apo ISIS
në Siri?

 

Christopher
Hill:

Bota sot është një vend shumë i rrezikshëm, madje më e rrezikshme se në të
kaluarën. Koreja e Veriut vërtet po përpiqet të prodhojë një armë bërthamore.
Unë mendoj se edhe Rusia nuk po sillet mirë. Në vitet ’90 ishin shumë më të
besueshme, ndërsa sot nuk janë më. Lindja e Mesme është shqetësuese, ndaj SHBA
ka nevojë për një president që i kupton këto çështje dhe që di të përballet me
to. Për këtë kemi vetëm një kandidat të tillë dhe nuk është zoti Trump.

 

 

Sigal